
21
AL
Masat paraprake dhe
këshillat
Lavatriçja është e projektuar dhe ndërtuar në
përputhje me normat internacionale të sigurisë. Këto
masa paraprake jepen për arsye sigurie dhe duhet
të lexohen me vëmendje.
Siguria e përgjithshme
Kjo pajisje është e ndërtuar për përdorim të tipit
shtëpiak, jo profesional dhe funksionet e saja nuk
duhet të modifikohen.
Lavatriçja duhet të përdoret vetëm nga persona të rritur
dhe sipas udhëzimeve që jepen në këtë manual.
Mos e prekni pajisjen kur jeni këmbëzbathur ose me
duar apo me këmbë të lagura ose të lagështitura.
Mos e shkëputni spinën nga priza e korrentit duke
tërhequr kordonin, përkundrazi duhet të kapni spinën.
Mos e hapni sirtarin e detergjentëve në kohën kur
pajisja është në funksionim.
Mos prekni ujin e shkarkimit, i cili mund të arrijë
temperatura të larta.
Mos i mëshoni me forcë oblo-së për asnjë arsye: mund
të dëmtohet mekanizmi i sigurisë që mbron nga hapjet
aksidentale.
Në rast defekti, për asnjë arsye nuk duhet të fusni duart
në mekanizmat e brendshëm për të provuar riparimin.
Kontrolloni gjithmonë që fëmijët të mos i afrohen
pajisjes në funksionim.
Gjatë larjes oblo-ja (kapaku) ka tendencë që të nxehet.
Në qoftë se pajisja duhet zhvendosur, duhet të punojmë
dy ose tre veta së bashku dhe me vëmendjen më të
madhe. Kurrë vetëm sepse pajisja është shumë e
rëndë.
Përpara se të fusim rrobat kontrollojmë që kazani të jetë
bosh.
Eliminimi
Eliminimi i materialit të ambalazhit:
duhet të respektojmë normat e vendit (ku përdoret
pajisja), në këtë mënyrë ambalazhet mund të
shfrytëzohen përsëri.
Eliminimi i lavatriçes së vjetër:
përpara se ta çojmë për hekurishte, duhet ta bëjmë
të papërdorshme duke prerë kordonin e ushqimit me
energji elektrike dhe duke hequr oblo-në (kapakun).
Kursimi dhe respektimi i ambientit
Teknologjia në shërbim të ambientit
Në qoftë se nëpërmjet oblo-së shihet pak ujë kjo ndodh
sepse me anën e teknologjisë së re Indesit, mjafton
më pak se gjysma e ujit për arritur maksimumin e
pastërtisë: një objektiv që është arritur për të respektuar
ambientin.
Kursimi i detergjentit, energjisë dhe kohës
Për të mos shpërdoruar të mirat materiale duhet
të përdorim lavatriçen me maksimumin e
ngarkesës. Një ngarkesë e plotë, në vend të dy
gjysmave, bën që të kursejmë deri në 50% të
energjisë.
Paralarja është e nevojshme vetëm për rrobat
shumë të papastërta. Mospërdorimi i saj bën që të
kursejmë detergjentin, kohën, ujin dhe 5 deri në
15% të energjisë.
Duke i trajtuar njollat me një njolla-heqës ose
duke i lënë rrobat të zhytura në ujë përpara larjes,
zvogëlohet nevoja për t'i larë në temperatura të
larta. Një program në 60°C në vend të 90°C ose
një tjetër në 40°C në vend të 60°C, bën që të
kursejmë deri në 50% të energjisë.
Dozimi i mirë i detergjentit në bazë të fortësisë së
ujit, shkallës së papastërtisë dhe sasisë së
rrobave shmang shpërdorimin dhe mbron
ambientin: megjithëse janë të biodegradueshëm,
detergjentët përmbajnë elementa që prishin
ekuilibrin e natyrës. Përveç kësaj duhet të
shmangim sa më shumë përdorimin e lëndëve
zbutëse.
Duke i kryer larjet pasdreke vonë, deri në orët e
para të mëngjesit, ndihmojmë për të zvogëluar
ngarkesën e absorbimit të ndërmarrjeve
elektrike.
Në qoftë se rrobat e lara duhet të thahen në një
tharës, zgjidhni një shpejtësi të madhe
centrifugimi. Pak ujë në rrobat e lara bën që të
kursejmë kohë dhe energji në programin e
tharjes.
Komentarze do niniejszej Instrukcji